Një tjetër dalje publike është realizuar nga selia blu, këtë herë kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd
Alibeaj denoncoi atë që ai e quan si "pakt me
krimin" të kreut të qeverisë
Rama, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë është miratuar me konsensus të gjerë ligji për
dekriminalizimin.
"Me gjithë marrëveshjen e arritur për
dekriminalizimin, Edi
Rama po vazhdon paktin me
krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji. Ai ka emëruar në krye të Partisë
Socialiste në Shkodër një bandit të njohur, një autor vrasjeje. Edi
Rama ia ka besuar Partinë
Socialiste në këtë zonë Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, më 27 prill të vitit 2009 ka vrarë një shtetas. Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet", denoncoi
Alibeaj.
Në deklaratën e tij pasuan edhe akuzat politike për mosmbajtje premtimesh ndaj qytetarëve të vendit, përveç paktit me
krimin - siç e cilëson ai, - me të cilin nuk mund të ndahet dhe që e ka përmbushur më së miri deri më tani.
"Kjo është skema, që Edi
Rama po aplikon me të gjithë banditët dhe trafikantët e tij, që dekriminalizimi do t’i largojë nga postet publike. Ata po gjejnë strehë te partia e Ramës, për të dhënë kontributin e tyre kriminal në zgjedhjet që po vijnë. Sfida që i bën Edi
Rama dekriminalizimit, kërkesës dhe nevojës urgjente për t’u ndarë nga sundimi i krimit, është e sigurtë që do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, të majtë e të djathtë, pa dallim. Partia Demokratike shpreh bindjen se, edhe socialistët e ndershëm do të refuzojnë me përbuzje kthimin e forcës së tyre politike në inkubator të krimit", deklaroi
Alibeaj. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2015,
ora 14:06