Ali Qazimaj mohon akuzat për vrasjen e çiftit britanik
Shqiptari i cili akuzohet për vrasjen e një çifti britanik i ka mohuar akuzat që janë vënë në drejtim të tij. Përpara gjykatës ditën e sotme ai u shpreh se emri i tij është Vital Dapi dhe ka mohuar të quhet Ali Qazimaj. Ai i tha avokatit të tij Max Hill QC se: “Unë kurrë nuk kam përdorur emrin Ali Qazimaj”, shkruan media britanike.

Më tej përpara gjykatës ai u shpreh se ka lindur në Shqipëri në korrik të vitit 1972 dhe ka mohuar ta këtë vizituar Mbretërinë e Bashkuar. I pyetur nga Z. Hill nëse ai kishte vrarë 75-vjeçari Peter Stuart dhe gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia ai u përgjigj: “Jo”.

I pyetur nëse ai kishte ndonjë informacion në lidhje me zhdukjen e znj .Stuart, trupi i të cilit është nuk është gjetur, ai u përgjigj: “Jo”.

Po ashtu ai mohoi se ai kishte dëgjuar ndonjëherë më parë për ta.

Ai u arrestua në Luksemburg më 16 qershor të vitit të kaluar dhe është i dyshuar për vrasjen e tyre.

I pandehuri u ekstradua nga Luksemburgu në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzat që lidhen me vdekjen e Peter Stuart, 75-vjeçar dhe gruas së tij Sylvia, 69-vjeçare.
Çifti i moshuar britanik ishin parë për herë të fundit më 29 maj të vitit të kaluar, derisa pesë ditë më vonë ishin gjetur të vrarë.

“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon se është Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, kishte thënë prokurori./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori