Ali Ahmeti viziton kater te liruarit e Sopotit
Albeu.com
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të martën do të qëndrojë pranë familjeve të Sopotit në Kumanovë. Ahmeti i shoqëruar nga një delegacion i lartë i BDI-së do të vizitojë edhe katër të liruarit e Sopotit që gjendjen ...... në arrest shtëpiak, për t`u njohur me gjendjen e tyre shëndetësore dhe kërkesat e familjarëve të tyre.

Ahmeti me këtë rast do të përshëndes edhe vendimin e gjykatës së Kumanovës, e cila vendosi rigjykimin e rastit të Sopotit. Sipas vendimit të fundit të gjykatës së Kumanovës, procesi do të shkojë në rigjykim, ndërsa deri atëherë katër të burgosurit Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Shaban Limani dhe Hasan Klaiqi do të mbrohen me arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit gjatë kësaj jave do të deklarohet edhe për mundësinë e lirimit në arrest shtëpiak edhe të Zenel Klaiqit, të burgosurit të pestë në Idrizovë, si dhe për gjashtë të arratisurit e tjerë nga i njejti fshat.

11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës ishin akuzuar si fajtor kryesor për vendosjen e një mjeti shpërthyes në dalje të fshatit, nga i cili shpërthim humbën jetën dy ushtarë polak të misionit ushtarak të NATO-s dhe një shoqërues civil. Të liruarit në arrest shtëpiak të dielën janë vizituar edhe nga Demokracia e Re dhe kryetari i saj, Imer Selmani. (ina)
Shtuar më 05/07/2010, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori