Ali Ahmeti rizgjedhet lider i BDI-së
Albeu.com
Lideri i rizgjedhur i partisë Ali Ahmet duke folur para të pranishmëve theksoi se ndryshimet prej vitit 2001 krijuan mundësi të reja dhe kapacitete për ballafaqimin e shtetit me tranzicionin. "Pa inkuadrimin e plotë të shqiptarëve, Maqedonia gjendet në rrezik që të mbetet në tranzicionin e pafundë që do ta kishte izoluar vendin nga rrjedhat moderne integruese", tha Ahmeti dhe shtoi se BDI-ja nga themelimi i saj i konfirmoi aftësitë e saj organizative, potencialin e sj, kapacitetin dhe gatishmërinë për ballafaqimin me nevojat e kohës.
Implementimi i marëveshjes politike, theksoi ai, u përcaktua me vendosmëri të fuqishme si përparësi e jona, për arsye se, siç tha "ajo është marrëveshje shoqërore, bazë për pajtim ndërmjet grupeve më të mëdha etnike dhe për ndërtimin e besimit në shoqëri".
Ahmeti potencoi se BDI-ja është fuqimisht e vendosur për ndryshimin e marrëdhnieve politike shoqërore me qëllim, siç tha, "të krijimit të kushteve të njëjta për të gjithë". "Ne jemi të bindur se është i nevojshëm transformimi i shtetit nga monoetnik në shumëetnik", shtoi ai dhe potencoi se integrimi i drejtë i të gjitha grupeve shoqërore dhe kulturore në reformimin e insitucioneve është garanci për sukses dhe do të mbetet si i tillë.
Duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është se pavarësia më e shpejtë e Kosovës dhe ndërtimi i institucioneve stabile, demokracisë funkisonale dhe sundimit të së drejtës do të thotë edhe integrim më i shpejtë i rajonit në BE dhe NATO, tha se shqiptarët në Maqedoni janë faktor i rëndësishëm, që duhet të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve të hapura politike me fqinjët.
Sa i përket çështjes së hapur me Greqinë rreth emrit, lideri i BDI-së tha se duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.
Ai theksoi se BDI-ja angazhohet edhe për intensifikimin e marrëdhënieve me Bullgarinë si fqinje që është anëtare e NATO-s edhe në fazën e ardhshme të procesit të evrointegrimit me qëllim, siç tha, "të përfitojmë nga përvojat e tyre në këtë proces".
"Ne do të vazhdojmë t'i kultivojmë marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Shqipërinë, që është faktor i dëshmuar për bashkëpunimin konstruktiv rajonal", theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij.
Në Kongres votuan 535 delegatë, asnjë nuk ishte kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Kongresin i BDI-së e përcollën ambasadorë, përfaqësues të partive të tjera, si dhe mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova. Lobi
Shtuar më 21/11/2005, ora 18:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori