Ali Ahmeti ngushellon Berishen per policet e vrare
Albeu.com
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka ngushëlluar kryeministrin Sali Berisha si dhe familjet e katër policëve të vrarë dje në Durrës.”Bijtë tuaj, oficerë të policisë, janë humbje e madhe që kanë veshur në zi gjithë populli shqiptar. Në këto çaste të rënda për Ju të nderuar familjarë dhe Ju, zoti kryeministër, shqiptarët e Maqedonisë janë me Ju. Duke qenë bashkë në këto momente pikëllimi, më lejoni të nderuar t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe me të përzemërta dhe ju lutemi që të mos jepeni, dhimbjen ta shndërroni në forcë dhe te jeni krenar se Fatosi, Altini, Sajmiri dhe Kastrioti edhe në momentin e rënies ishin në anën e të mirës dhe në luftë kundër të keqes, ishin në shërbim të nderit dhe autoritetit të familjeve të tyre, të popullit tonë dhe të shtetit shqiptar”, thuhet në telegram ngushëllimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Shtuar më 08/08/2009, ora 20:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori