Ali Ahmeti kunder ndarjes se Maqedonise
Albeu.com
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) dhe ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ali Ahmeti tha se ai është kundër ndarjes territoriale të Maqedonisë në baza etnike.
Në një intervistë për BBC, duke komentuar një komunikatë të fund-javës së lëshuar në emër të UÇK-së, Ahmeti u deklarua kundër dhunës si mjet për zgjidhje të çështjeve diskutabile dhe ftoi për zgjidhjen e problemeve përmes mjeteve demokratike dhe paqësore në Maqedoni.
“"Ne distancohemi nga çdo lloj dhune, ne distancohemi nga çdo lloj provokacioni dhe i thërrasim të gjithë shqiptarët të mos bien prehë e provokacioneve të ndryshme, por thellësisht të angazhohemi në ruajtjen e vlerave të cilat me djersë dhe me gjak i kemi arritur deri tani," tha Ali Ahmeti.
Kreu i BDI-së dhe ish-kreu i UÇK-së përkujtojë se ofertën për ndarje të këtillë territoriale atij ia kishin ofruar qysh gjatë kohës së luftës në Maqedoni para nëntë vitesh, të cilin ai thotë se e kishte refuzuar.
“Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të bien pre e provokacioneve të ndarjes së Maqedonisë, sepse këtë ofertë Ushtria Çlirimtare Kombëtare e ka patur në vitin 2001 dhe fare nuk ka dashur që të hyjë në skenarë të tjetër kujt”, ka thënë Ahmeti .
Shtuar më 04/05/2010, ora 22:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori