Ali Ahmeti: Ka progres në bisedimet opozitë-Qeveri
Albeu.com
Është arritur përparim serioz në bisedimet e deritanishme me VMRO-DPMNE-në ndërsa të dyja palët i kanë afruar qëndrimet.Këtë e deklaroi lideri i Partisë opozitare Demokratike për Integrim Ali Ahmeti në intervistë për servizin maqedonas të BBBC-së."Rezultate konkrete ka, të dyja palët i kanë afruar qëndrimet, në fakt priten vetëm disa intervencat të imta në tekstin e marrëveshjes", deklaroi Ahmeti, duke shtuar se para ta pranojë marrëveshjen , partia do ta thërrasë Këshillin qendror.
Sipas liderit të BDI-së, marrëveshja i definon parimet kryesore për sigurim të ligjit për përdorim zyrtar të gjuhëve, për kujdes të veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, si rikonstruim të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike.
"Pika e fundit - zgjedhja e qeverisë me Badenter, është tema e cila do të hapet pas kthimit të BDI-së në Kuvend, por edhe kjo qëndron në marrëveshjen që do të pranohen nga të dyja palët", thekson Ahmeti.
Ai shtoi se marrëveshjen do ta garantojnë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
"Gjatë dy muajve të fundit, bisedimet u zhvilluan në prani të përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së, dhe ata janë garantues për zbatimin e kësaj marrëveshje", deklaroi kryetari i BDI-së në intervistë për servisin maqedonas të Bi-Bi-Si-së.
Shtuar më 25/05/2007, ora 19:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori