Alfred Peza le gazetarinë për PS-në
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prazantuar sot gazetarin Alfred Peza si pjesë e kësaj force politike.

Në fjalën e tij, kryesocialisti theksoi se Alfred Peza do të jetë një vlerë e shtuar në Partinë Socialiste.

"Jam i bindur se skuadra jonë sot është më e fortë se dje. Partia Socialiste ka qënë dhe do të mbetet forca politike që nuk rresht duke ndryshuar vetveten duke vijuar me ndryshimin e Shqipërisë", theksoi Rama.

Ndërsa nga ana e tij, Alfred Peza ka theksuar se largohet nga gazetaria, për të promovuar në politikë modelin e tij të gazetarisë.

"Sot jam këtu për të deklaruar largimin tim nga gazetaria dhe futjen në politikë nëpërmjet derës socialiste. Për të provuar në politikë modelin tim të gazetarisë. Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë, të shërbej me modesti duke filluar nga vendlindja ime, me bindjen se shoqëria progresiste shqiptare janë forca e vetme që mund të realizojnë ndryshimin. Jam shpresëplotë se askush nuk mund të ndajë rrotën e historisë. Zoti më ndihmoftë", është shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori