I ka dashuria këto, Alban Ramosaj nevrikos keq vajzën e biznesmenit shqiptar (VIDEO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Ramosaj, është në një lidhje me modelen Niki Delijorgji, të cilës i ka dedikuar dhe këngë. Ata të dy publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, me dedikime të ndryshme.

Së fundmi, Albani ka treguar se Niki është nevrikosur keq me të, por atij i pëlqen sepse kjo e bën të duket shumë e lezetshme. Këngëtari ka publikuar në Instastoryn e tij, një video të modeles, e cila shihet gjithë nerva dhe nuk dëshiron as ta shikojë në sy.

“Je kaq e lezetshme kur je e nevrikosur me mua”, ka shkruar ai krahas videos. Ndonëse nuk e ka zbuluar arsyen, me shumë siguri dyshja janë pajtuar më pas.


Shtuar 4.01.2020 13:36