VIDEO/ Luftë me policinë, dy të vdekur dy të plagosur, gjithçka filmohet nga kamerat

Një video tronditëse nga kamera e trupit të një oficeri policie në Fargo të SHBA-ve është shpërndarë sëfundmi online.

Në video shihet një betejë e vërtetë me armë mes policëve dhe një 37-vjeçari me origjinë nga Siria, i cili qëlloi disa herë ndaj tyre me armë të gjata duke lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. Bashkë  me autorin që u vra në vendin e ngjarjes, bilanci u rëndua.

Njëri prej të plagosurve ishte një këmbësor që po lëvizte aty pranë, teksa 37-vjeçari kishte përgatitur një pritë ndaj policisë.

Fillimisht, policët shkuan në vendin e ngjarjes pasi ishin njoftuar për një aksident rrugor, por u qëlluan pa paralajmërim nga 37-vjeçari, ndërsa gjithçka është filmuar.

Pasi pa dy kolegët e tij të shtrirë në tokë, polici që kishte kamerën qëlloi ndaj autorit duke i kërkuar vazhdimisht që të hidhte armën. Ndryshe nga sa i kërkoi polici, autori tentoi të qëllonte edhe drejt tij.

Kjo e detyroi policin që ta vriste. /albeu.com


Shtuar 19.08.2023 11:44