Alfa-t rrahen tre te rinje shqiptar
Albeu.com
Të rinjët mëngjesin e sotëm kanë qenë në kafiterin Memento që ndodhet pranë stacionit të ri të trenave në Shkup ku edhe ka ndodhur rasti ketrajtimi i tyre nga sic thonë ata pjestarë të njësistitëe policor ALFA-t.Policia ka keqtrajtuar tre të rinjë shqiptarë me arsyetimin se kanë prishur qetësinë publike.

Të rinjët mëngjesin e sotëm kanë qenë në kafiterin Memento që ndodhet pranë stacionit të ri të trenave në Shkup ku edhe ka ndodhur rasti ketrajtimi i tyre nga sic thonë ata pjestarë të njësistitëe policor ALFA-t. Të rrahurit për momentin gjenden për kurim në spitalin e qytetit, për shkak të lëndimeve trupore.

"Na nxjerrën kah tjetra der në parking edhe aty ishin kanë krejt të mbledhur edhe aty na zunën me na rreh, ata a ishin të pirë a jo, na rrehën dhe po e shihni qysh jena, na rrehën pa kurgjo hiq, shum na rrehën", thotë njëri nga të rrahurit.

I matretuari tjetër rëfen se kanë qenë duke pirë kafe, kur pjesëtarët e policisë i kanë gjuajtur me gota dhe kanë thyer një tavolinë. "Pastaj ne dolëm jashta dhe na zunën të zijtë, na I vëndun lisicat, na shtinën nëpër kere dhe ja nisën me na mshu…Kaj e pishtollot, lypshin allti, allti, ne nuk kishim as allti as kurgjo ne shkuam për qejf", ankohet ai.

Nga policia njoftojnë se zënka ka ndodhur në ora tre të mëngjesit kur tre të rinjët shqiptarë janë zënë me një person tjetër që po ashtu frekuentonte lokalin e njejtë, ky i fundit ka qenë policë por jo në orar të punës.Ndaj policitë dhe tre të rinjëve shqiptar do të ngriten padi panale për prishjëe të rendit dhe qetësisë publike. (Valmir Kuçi, alsat)
Shtuar më 15/10/2008, ora 03:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori