Aleksi Çipra me origjinë nga Arta e Çamërisë
Arben LLALLA
Kryetari i opozitës së majtës radikale greke Aleksi Çipra i cili ka shanse të fitoj zgjedhjet që do të mbahen në Greqi më 25 Janar 2015, është me origjinë nga babai çam ortodoks. Çipra është edhe nënkryetar i të majtës Evropiane.

Disa herë në mediat ekstremiste të djathta greke, Aleksi Çipras e kanë akuzuar se babai i tij ka financuar ish-kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, gjatë viteve 1967-1973, i cili edhe ky kryepeshkop ishte me origjinë shqiptare. Gjatë këtyre viteve Pavlos Çipras ka financuar edhe misionet në Afrikë të kryepeshkopit të sotëm të Shqipërisë Janullatosit.

Lind pyetja se çfarë i lidh këta të tre? Ata janë me origjinë shqiptare dhe Çipra dhe Anastas Janullatosi janë nga Çamëria, Arta dhe Preveza, trasnmeton Portali Albeu.com.

Aleksi Çipra ka marrëdhënie të ngushta edhe me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, Jeronimo Lapi (Labi) i cili është me origjinë shqiptare.

Nëna e Aleksit është nga fshati Elefteropoli të Kavallës që deri në vitin 1928 quhet Pravi. Ndërsa Babai i tij, Pavlos Çipra është nga fshati i Artës të Çamërisë.
Mbiemri ÇIPRA rrjedh nga fjala shqipe Sipër-Mbi, në dialektin çam. Konstandin Kristoforidhi në fjalorin e tij të gjuhës shqipe botuar në greqisht në Athinë më 1904, në faqe 441 shpjegon se fjala TSIPRA-është fjalë shqipe./albeu.com/



Shtuar më 08/01/2015, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori