E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Aleks Nikaj dërgohet për mjekim në Turqi
Demostruesi i 21 janarit, Aleks Nikaj dërgohet për mjekim në Turqi nga Spitali Ushtarak. Ky lajm konfirmohet për “Ora News”, ndërsa 35 vjeçari nga Lezha luftonte prej ditësh me vdekjen. Nikaj është transportuar me Charter në orën 03.00.

Një plumb që i ka hyrë në kokë nga lart, nga pjesa e sipërme e ballit, i ka shkatërruar thuajse të gjitha funksionet jetike dhe ka ngecur në tru. I shtruar që prej pasdites së të premtes në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ai mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale, pasi është në koma të thellë.

Nikaj, babai i dy vajzave, u bashkua me protestën e socialistëve të së premtes sëbashku me dy miqtë e tij po nga Lezha në trotuarin anash godinës së Kuvendit.
Shtuar më 29/01/2011, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori