Aleati i Bashës: Do bëjmë si do bëjmë sa të jetë Rama në qeveri
Kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi, aleati i kryedemokratit Basha ka theksuar sot se eshte Rama ne pushtet qe po e mban opoziten te bashkuar dhe sipas tij, sa kohe te jete ne pushtet ai opozita do te jete e bashkuar.

dash shehi+aleatet


I ftuar në Report Tv, ai tha se pas largimit te Rames nga pushteti, opozita duhet të riformatohet nga brenda për të larguar “të korruptuar” apo ata që janë konsumuar.

Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, te hape nje loje brenda, kush jane forcat e djathte, kush te qendres, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar qofshin edhe opozitar. Por per sa kohe qe kemi nje armik te perbashket te shqiptareve shume te rrezikshem si Rama ne do rrime bashke, do mbyllim syte para gabimeve tona, te bejme sikur si shohim. Eshte pakti moral se ai qe eshte perballe eshte rreziku i te gjithe shqiptareve, i demokracise ne vend”- tha ai.

Duke u ndalur te Rama, ai theksoi se “Rama ne partine e vet te beje ca te kete qejf, por jo me Shqiperine”.

“Nuk na intereson që Rama drejton socialistët, le t’i mbysë në dru nga mengjesi ne darke, t’i bëjë legena më shumë nga sa i ka bërë, ne e kemi sherrin se drejton Shqipërinë, na ka fut kalamajte ne borxh, se 15 vjet duhet te paguajne per miqte e tij, se thur intriga me nderkombetaret jo ta ndajme Shqiperine, jo ta ndajme Kosoven”, tha Shehi, duke shtuar se ai i ka marre te gjitha pushtet e tashme do te marre edhe drejtesine.

“Por do ta gjeje belane edhe me drejtesine”-tha ai, duke ritheksuar se “na duhen sot te gjithe aleatet per ta rrezuar Ramen”.
Shtuar më 10/07/2019, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori