Aleatët komunistë të PS, në program legalizimin e hashashit
Aleatët zgjedhorë të Partisë Socialiste kërkojnë në programin e tyre licencim të kultivimit dhe shitjeskanabis sativa për qëllime mjekësore dhe industriale.


Gazeta “Panorama” zbulon programin e kësaj partie, i cili do t’u bëhet i njohur të gjitha partive që janë në koalicion me të. Në qendër të programit të tyre është shtetëzimi i ekonomisë, por edhe lejimi i iniciativave private në konkurrencë me atë shtetërore.



“Të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi domosdoshmërinë e licencimit të kultivimit dhe shitjes për qëllime mjekësore dhe industriale të disa bimëve që gabimisht janë quajtur droga, si kanabis sativa (kërpi industrial). Në këtë drejtim duhet të shfrytëzohet praktika e vendeve të zhvilluara si SHBA, Holanda, Zvicra etj. të cilat prej kohësh e kanë hequr këtë bimë nga ‘lista e zezë’. Kanabis është një bimë e njohur për aftësitë e veta kurative, por edhe e mbushur me bioenergji, gjë e cila nuk i ka leverdisur prej dhjetëra vitesh lobeve të mëdha të naftës, të cilat kanë financuar edhe ‘deklasimin’ e kësaj bime, duke shfrytëzuar disa veti të saj halucigjene. Shkenca sot ka vërtetuar se përdorimi i kanabis për arsye mjekësore është shumë i dobishëm, ndërsa nuk sjell dëme për organizimin, pasi nuk shkakton varësi. Madje në qarqet shkencore thuhet haptazi se është duhani ai që duhet të kriminalizohet për varësinë dhe dëmet që shkakton në organizëm dhe jo kanabisi”, thuhet në një nga pikat e programit të Partisë së Punës së Riorganizuar. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori