Aleatët e Ramës: Vendi ka nevojë për opozitë aktive
Në vazhdim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste përshëndetën edhe aleatët e partive të vogla të selisë rozë, kreu i PSV ‘91 Petro Koçi, kreu i PSD Skënder Gjinushi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe në fund Spartak Ngjela.

Në fjalën e tij Koçi u shpreh se grindjet e vogla sollën fitoren e Berishës.
Gjatë fjalës së tij mbajtur në këtë asamble Gjinushi u shpreh se nëse të majtët do ishin të bashkuar, nuk do humbnin zgjedhjet, pasi Saliu rreshtohet mes Mubarakut e Geddafit.

Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka, theksoi në fjalën e tij se vendi ynë ka nevojë për opozitë aktive dhe Shqipëria është në krizë identiteti shtetëror.
Në vijim përshëndeti edhe Dule me Ngjelën, ku pas akuzave për Qeverinë i uruan Partisë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama, suksese në Kongres./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori