Aleatët "braktisin" Bashën, nuk regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit
Tri partitë aleate të Partisë Demokratike LSI, PR dhe PAA nuk do të paraqesin sot kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Mësohet se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin.


Shtuar më 05/08/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori