Aleanca për Qytetarin fiton minibashkitë
Në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, Aleanca për Qytetarin ka arritur të marrë 139 mijë e 774 vota në rang kombëtar më shumë se koalicioni Aleancës për të Ardhmen.

Sipas të dhënave të KQZ-së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se në të gjithë Shqipërinë, Aleanca për Qytetarin ka marrë 803 mijë e 182 vota, kundrejt 663 mijë e 408 që ka marrë Aleanca për të Ardhmen.

Koalicioni i Aleancës për Qytetarin në këto zgjedhje ka fituar 7 minibashki nga 11 që ka gjithsej kryeqyteti.

Kështu që koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike, pritet të ketë drejtimin në pjesën më të madhe të njësive vendore në Tiranë.
Është deklaruar i përfunduar numërimi në:

Minibashkia nr. 1 ka fituar kandidatja socialiste Lindita Nikolla ka marrë 9985 vota, ndërsa rivali i saj i PD-së ka marrë 8775 vota.

Minibashkia nr.2, ku kandidati i LSI nën siglën e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" Elez Gjoza ka arritur të grumbullojë 16340 vota, ndërsa konkurrenti i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Artemon Cukalla, ka marrë 15177 vota.

Minibashkia nr.3 rezulton fitues Ilir Kokona i koalicionit të mazhoranës me 351 vota më shumë se rivali socialist Enver Sulollari.
Minibashkinë nr.4, kandidati i mazhorancës Hysen Xhura është në avantaz ndaj kandidatit të “aleancës për të ardhmen” Vahid Kalaja.

b>Minibashkinë nr.6 ka fituar kandidati i opozitës Krenar Canollari. Ai ka marrë 11419 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të mazhorancës Luzhiana Abazaj ka marrë vetëm 11061 vota.

Minibashkia nr. 7 ka fituar kandidati socialist, Erion Koka, i cili ka grumbulluar 13607 vota, ndërsa rivali i tij në këtë garë kandidati Krenar Alimehmeti mori 13306 vota.

Minibashkia nr. 8 ka fituar Arben Tafajt i PD-së i cili ka marrë 4394 vota ndërsa Sadi Vorpsi i socialistëve ka marrë 2902 vota.

Minibashkia nr 9, ende nuk është mbyllur numërimi ndërsa rezultatet paraprake flasin për një avantazh të kandidatit demokrat Indrit Fortuzi, në krahasim me kandidatin socialist Armond Halebi.

Minibashkia nr 10 është rikonfirmuar,kandidati i djathtë pasi ka fituar përballë kandidates së socialistëve Enada Alikaj. Blend Fuga ka marrë 6748 vota, ndërsa kandidatja Alikaj ka marrë 5060 vota.

Minibashkinë nr.11 ka fituar kandidati i mazhorancës, Haki Mustafa, përballë r Naim Asllanit të PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2011, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori