Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep alarmin: Nesër Policia rrethon teatrin
Aleanca për Mrojtjen e Teatrit, e cila për më shumë se një vit po proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka dhënë sot alarmin se nesër mund të rrethohet godina nga Policia.

Sipas Aleancës, Policia do jetë para oborrit të teatrit për një aktivitet të Kryeministrit, por nuk do të largohen më prej saj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij”, shkruhet në njoftim.
Shtuar më 20/10/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori