Zogaj braktis koalicionin me Ramën
Ftesa e PS-së për koalicion me LSI-në, ka ngjallur reagimin e aleatëve të kësaj partie të cilët nuk ee kanë pritur mirë këtë gjë.

Pas kreut të Partisë SocialDemokrate, Skender Gjinushi i cili u shpreh kundër, më i ashpër ka qenë aleati tjetër Preç Zogaj, i cili ka bërë zyrtare shkëputjen nga Opozita e Bashkuar, pasi sipas tij, ajo nuk ekziston më.

"Ne, një koalicion të tillë siç përflitet 4 vjeçar, i bie që Opozita e Bashkuar bie. Duhet të shpiket një term tjetër për të treguar se çfarë gare kemi. Unë nuk kam vend aty. Rama është informuar që në këtë pikë rrugët tona ndahen. Unë i them: Rrugë të mbarë!"- tha Zogaj. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori