Aleanca Kuqezi gjobitet me 600 dollarë: Diskriminoi maqedonasit
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka gjobitur Aleancën Kuqezi me 60 mijë lekë për shkelje të të drejtave të minoritetit etnik maqedonas duke e detyruar njëherazi të kërkojë ndjesë publike për përdorimin e retorikës dhe akteve agresive nacionaliste karshi tij.

Vendimi i siguruar nga “Gazeta Shqiptare” që mban datën 1 gusht 2013, detyronte AK të derdhte gjobën në buxhetin e shtetit brenda datës 2 gusht 2013. Por burime zyrtare nga AK pohuan se “gjoba nuk është paguar dhe nuk do të paguhet për shkak se vendimi i KMD-së është ankimuar në Gjykatë”.

“Për rrjedhojë”, - pohuan të njëjtat burime zyrtare “nga ana e AK-së nuk do të ketë asnjë ndjesë publike ndaj minoritetit maqedonas deri në përfundim të procesit gjyqësor”.

Kjo është hera e parë që një parti politike në vendin tonë gjobitet nga institucionet shtetërore për kryerje të akteve e përdorim të retorikës agresive nacionaliste ndaj një pakice etnike. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori