Aleanca KuqeZi bllokon hyrjen e Ministrisë: Sheikët Kokëdhima mbajnë peng nëntokën shqiptare

Aleanca KuqeZi protestoi sot para dyerve të Ministrisë së Ekonomisë kundër çmimit të naftës dhe kundër monopoleve. Aktivistët kuqezi bllokuan dyert e Ministrisë me fuçi nafte dhe nuk lejuan kalimin e zyrtarëve.

Fuçitë ishin me çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar dhe me çmimin e naftës në Shqipëri. Policia ndërhyri për të zhbllokuar hyrjen e Ministrisë dhe për të shpërndarë protestuesit.

Kreshnik Spahiu kreu i AK deklaroi gjatë protestës se, “Shqipëtarët disponojnë 700.000 automjete dhe konsumojnë 2 milion litra në ditë. Nafta e Ballshit dhe Kuçovës nga pasuri kombëtare është shndërruar në pasuri e Koço Kokëdhimës.

Çmimet e Ballshit janë 20 herë më shtrenjtë se Iraku dhe Siria. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë por me çmimin më të shtrenjë të naftës në botë.

Tre kompani nafte të ministrave dhe deputetëve po mbajnë peng pasurinë e nëntokës shqiptare dhe Shqipëria po përjeton grabitjen më të madhe në histori. As pushtuesit nuk e skllavëruan popullin dhe nuk grabitën nëntokën sa socialistët e Koço Kokëdhimës”.
Shtuar më 18/01/2015, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori