Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria nuk duhet të hapë kufijtë për serbët
Alenaca Kuq e Zi ka kundërshtuar gjatë ditës sotme marrëveshjen e heqjës së vizave me shtetin serb. Në një protestë pranë dyerve të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të kësaj lëvizje janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Ata janë shprehur se nuk mund ti hapësh dyert e kufijve për një vend si Serbia e cila herë pas here i krijon probleme shtetit më të ri të Kosovës.

“Jemi kundër marrëveshjes së vizave me Serbinë, jemi për lëvizje të lirë, por jo me vende që bllokojnë Kosovën. Në një kohë që shqiptarët e veriut të Kosovës janë të izoluar nga Serbia, Shqipëria i hap kufijtë Serbisë”, u shprehën aktivistët e AK gjatë kësaj proteste.


Përfaqësues të kësaj lëvizje nuk kanë lënë pa akuzuar edhe kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se kanë kryer kompromise me politikanët serbë.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga kjo lëvizje thuhet se “E majta dhe e djathta po shpërfillin Kosovën me këtë marrëveshje. Marrëveshjet e Serbisë të kushtëzohen me Kosovën, pasi ajo është betuar që nuk do ta njohë atë kurrë. Berisha e Rama i janë nënshtruar Serbisë dhe Greqisë”. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori