Aleanca Kuq e Zi, në ditën e dëshmorëve, do të dhurojë
flamurin shqiptar për çdo familje dëshmori, në shenjë nderimi e respekti ndaj veprës së tyre të paharruar.
Aleanca do të nisë me një vizitë në familjen e heroit të popullit Musa Fratari. Nga aty do të nisë edhe firmosjen prej dhjetra
familjeve të dëshmorëve të peticionit kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.
“Dëshmorët dhanë jetën për
flamurin kuqezi. Ideali i dëshmorëve ishte kombi dhe jo partitë”, thanë përfaqësuesit e Aleancës. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2011,
ora 10:36