Aleanca e 18 qershorit dhe Vettingu, Rama e Meta takohen tek "Vila 30"
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar një takim gjysmë ore tek Vila 30.

Mësohet se i pranishëm ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Nuk ka ende informacion në lidhje me temën e diskutimit mes Ramës dhe Metës, ndërkohë që Ruçi tha para mediave se kjo gjë do të bëhet e ditur më vonë.

Rama dhe Meta zhvillojnë takime të përjavashme të kësaj natyre nisur edhe nga fakti që muajt e fundit parlamenti ka qenë mjaft i ngarkuar me miratimin e ligjeve që përbëjnë Reformën në Drejtësi si edhe ngritjen e komisioneve të Vettingut. /Albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori