Aldo Hoxha në qeli me dy tranvestitë
Aldo Hoxha, 20-vjeçari që mbahet në qeli si person i dyshuar për vrasjen e Fatbadha Tafës gjatë tentativës së grabitjes tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, nuk e ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit.

Ai ka pretenduar se provat ndaj tij janë të diskutueshme, ndërsa gjykata e Apelit tri ditë më parë konfirmoi ndaj tij masën arrest me burg. Pas të gjithë ngjarjeve të vrullshme që kanë ndodhur prej datës 7 gusht, të riut me banim pranë doganës së Tiranës i ka qëlluar që të ndajë qelinë në burgun 302 me dy transvestitë.

Në takimin e së hënës që babai i tij, Nexhmi Hoxha, ka pasur me 20-vjeçarin, ai thotë se ka kuptuar që kjo situatë e shqetëson së tepërmi Aldo Hoxhën, i cili nuk ndihet aspak mirë me personat që ndan qelinë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori