“Basha të fitojë besimin e deputetëve”, Bardhi: I duhen votat e 18 kolegëve, votën e 19-të do ia jap unë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur para nisjen së seancës së sotme parlamentare në lidhje me zhvillimet më të fundit tek opozita.

Ai komentoi edhe zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të grupit parlamentar në Kuvendin Kombëtar dhe tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve.

“Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit. Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për Ndryshim, me vullnetin e mirë për të përcaktuar axhendën e përbashkët parlamentare. Të gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Unë ftoj secilin koleg të bëhet pjesë e atij takimi. Do jemi në një sallë për të diskutuar si ka funksionuar opozita për këto vite, për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë në siklet në sallën e parlamentit”, deklaroi Bardhi.

 


Shtuar 4.09.2023 10:16

Tags: , ,