ALBtelecom shpall projektet fituese të Super Generation. Ja cilët janë të rinjtë që do ndryshojnë botën!

E enjtja e 28 Marsit shënoi dhe përmbylljen e një gare, e cila prej disa muajsh hodhi dritë mbi idetë e projektet e të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Super Generation, përmes disa fazave, njohu publikun me vajza dhe djem të qyteteve të ndryshëm, të cilëve iu dha mundësia për të bërë realitet projektin e tyre. 

Në eventin final, ALBtelecom jo vetëm përzgjodhi fituesit, por dhe i surprizoi tre projektet finaliste me çmime ekstra.

Mario Alla, Gevio Tabaku, Dorian Kane dhe Kadri Manaj prezantuan idetë e tyre përpara jurisë me në krye Z. Tahsim Yilmaz, CEO-n e ALBtelecom. Z. Vasil Naçi, CEO dhe President i Agna Group, Znj. Dorina Çinari, Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Z. Seyhan Pencabligil, CEO i Bankës Kombëtare Tregtare vlerësuan me çmimin e parë 18 vjeçarin Mario Alla, i cili prezantoi aplikacionin Traveler.

Në fjalën e tij CEO i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz u shpreh besimplotë se brezi i ri ka rolin vendimtar në krye të rrugës drejt novacionit të së ardhmes. “Kjo është arsyeja pse ne në ALBtelecom vendosëm të përqendrojmë energjitë tona drejt mbështetjes së entuziastëve të rinj të teknologjisë dhe jemi shumë të lumtur që jemi njohur me shumë ide dhe jemi takuar me shumë të rinj të talentuar.”- shtoi z. Yilmaz.

Mine.al ideuar nga dy djemtë e pasionuar pas teknologjisë Doriani dhe Kadriu ishte projekti më i votuar nga publiku dhe fitoi çmimin e tij prej 500 Eur. Përveç kësaj shume, ALBtelecom surprizoi dy djemtë me 500 Eur të tjera BONUS, duke e çuar çmimin e tyre në 1000 Eur. Po kështu projekti tjetër finalist Portalistudentor.al u vlerësua me një çmim BONUS në vlerën e 1000 Eur ofruar nga ALBtelecom dhe Agna Group.

Përgjatë muajve të zhvillimit të tij, konkursi Super Generation jo vetëm evidentoi talentet e një gjenerate të re, por dhe i ndihmoi pjesëmarrësit të përditësohen në mënyrat se si mund tu japin jetë ideve të tyre.

ALBtelecom gjithmonë ka qenë pranë nismave të të rinjve dhe është treguar pararojë në mbështetjen e talenteve të reja.
Shtuar më 29/03/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori