ALBtelecom, me plot 11 kanale të reja televizive në shtëpitë tuaja (FOTO LAJM)

Pëlqej
ALBtelecom vjen me një bashkëpunim tjetër të rëndësishëm dedikuar posaçërisht klientëve të tij besnikë. Të gjithë përdoruesit ekzistues e të rinj të paketave SuperMiks në ALBtv, do të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të re dhe ekskluzive.

Tashmë përdoruesve të shërbimit ALBtv do t’i ofrohet mundësia për të ndjekur pa pagesë edhe plot 11 kanale televizive të Radio Televizionit Shqiptar.

Këto kanale do t’i bashkohen kanaleve të tjera pjesë e paketave SuperMiks të platformës ALBtv, për të bërë kështu akoma më të plotë dhe argëtuese eksperiencën për të gjithë të apasionuarit pas televizionit.

Mundësia për të zgjedhur midis një game të gjerë të kanaleve me muzikë, lajme, sport apo filma, sjell më tepër larmi dhe ngjyra në çdo shtëpi.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, z. Thoma Gëllçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz shpjeguan gjatë një takimi në ambientet e RTVSH-së, disa nga aspektet e këtij bashkëpunimi strategjik.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz në fjalën e tij nënvizoi se: “Ndihemi të lumtur që po pasurojmë paketat tona. Çdo risi e ofruar flet qartë se ne jemi në kërkim të përmirësimit të vazhdueshëm. Paketat e kompletuara të shërbimit televiziv në mënyrë shumë praktike mund të përdoren paralelisht në pajisje si televizor, tablet dhe telefona të zgjuar”.

Ai shtoi se: “E gjithë kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të rritur standardin e ofrimit të shërbimeve dhe për të përmbushur pritshmëritë e të gjithë klientëve, me dëshirën që përdoruesit e shërbimit ALBtv të jenë gjithmonë një hap përpara.

Ju mund të ndiqni emisionet apo filmat tuaj të preferuar dhe të informoheni mbi të rejat e fundit në vend dhe jashtë tij shumë thjesht dhe mbi të gjitha pa pagesë shtesë.”

Një prej risive më të rëndësishme në platformën e ALBtv, së fundmi ka qenë edhe prezantimi i funksioneve të reja nDVR që konsiston në përdorimin e programeve sipas kërkesës, me komandat-

RECORD: Zgjidh dhe regjistro programet e tua të preferuara për t’i parë në një moment të dytë.

CATCH UP: Kthehu në kohë dhe rishiko programet e transmetuara më parë, deri në 72 orë. PAUSE: Ndalo programin televiziv në transmetim për ta vazhduar atë në një moment të dytë dhe RESTART: Rifillo një program televiz nga e para.

Shërbimet e reja do të shfaqen automatikisht në aparatet e klientëve, ndaj nuk do të jetë e nevojshme të kryhet ndonjë veprim paraprak për t'i përfituar ato.
Shtuar më 14/06/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori