ALBtelecom, FestON dhe festa 3 ditë vazhdon... (FOTO LAJM)

ALBtelecom, FestON dhe festa 3 ditë vazhdon...
Pëlqej
Tirana ka kaluar një fundjavë elektrizuese me Feson, që tashmë është bërë traditë e kryeqytetit. Në këtë event të gjithë pjesëtarësit e familjes ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë mundur të shohin e të përjetojnë të gjitha: nxehtësinë e zjarrit dhe freskinë e ujit, fluturimet me balonë dhe numrat zbavitës të Cirkut, performancat live të artistëve më në zë të skenës shqiptare dhe shumë e shumë surpriza e dhurata të tjera.

FestON, ishte super eventi që kurorëzoi fushatën “ALBtelecom të Do” që kompania çeli më herët gjatë muajve të verës, për të zbavitur e suprizuar me dhurata qindra abonentë të saj anekënd Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave të Super Apartamentit dhe Super Porsche Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak ka theksuar se kompania numër një e telekomunikacionit në Shqipëri ka sjellë komunikimin më të mirë në të gjitha drejtimet, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të komunikojnë më lirë jo vetëm brenda ALBtelecom dhe Eagle, por edhe me operatorët e tjerë në vend, rajon dhe botë.

“Po ashtu ka sjellë dhe internetin më të shpejtë fiks dhe atë celular 3.5G, dhe së fundmi ka sjellë edhe risinë tjetër që është ALBTV, shërbimi i televizionit përmes internetit. Sa për këtë fundjavë po sjellim edhe një Super Festë dhe Super Show, pasi abonentët tanë dhe shqiptarët e meritojnë të festojnë dhe gëzojnë”, ka thënë z. Tabak.
Çelësat e Super Porsche të kuq i janë dorëzuar z. Kujtim Biduli nga qyteti i Durrësit ndërsa çelësat e Super Apartamentit i janë dorëzuar z. Gjin Pali nga qyteti i Shkodrës.

Rinia kryeqytetase ka kaluar 3 ditë plot adrenalinë, nën shoqërinë e jashtëzakonshme të Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, Vedat Ademit, Marsela Çibukajt, Gent Bushpepës, Kaosit, Stresit, Cirkut të Tiranës, Balonave me ajër, performancave unike të balerinave të Zjarrit, shatërvanit spektakolar etj. ALBtelecom dhuroi shumë argëtim gjatë sezonit veror e shumë përdorues iu gëzuan shumë e shumë dhuratave, por dy prej tyre ishin veçanërisht me fat.

ALBtelecom do të vazhdojë në vijim të japë sërish surpriza jo vetëm për abonentët e tij, por edhe për ata që do të përzgjedhin të jenë pjesë e kësaj kompanie.
Shtuar më 28/09/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori