Udhëtimi kthehet në vatër paniku, ekuipazhi i anijes dhe 40 pasagjerë rezultojnë më COVID-19

udhëtimet me anije janë kthyer në një vatër të mirë të shpërndarjes së COVID-19.

Kështu ka ndodhur këtë herë në Norvegji.

Të paktën 40 pasagjerë dhe ekuipazhi i një anije norvegjeze kanë rezultuar pozitivë ndaj korònavirusit, thanë zyrtarët. Më shumë se 100 pasagjerë janë në karantinë dhe po presin rezultatet e testeve.

Anija, e cila i përket firmës norvegjeze Hurtigruten u ankorua në portin e Tromso në veri të Norvegjisë të premten. Për këtë arsye, të gjitha udhëtimet janë pezulluar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Ne jemi të përqendruar në shëndetin e klientëve dhe kolegëve tanë. E vetmja zgjidhje e përgjegjshme është të pèzullohen të gjitha lundrimet”, tha shefi ekzekutiv Daniel Skjeldamsaid. Katër anëtarët e ekuipazhit u shtruan në spital të Premten pasi shfaqën simptoma të korònavirusit, pak pasi anija u ankorua në Tromso dhe më vonë dolën rezultatet e korònavirusit ku 32 anëtarë të stafit nga 158 të pranishëm ishin pozitivë.


Shtuar 3.08.2020 14:37