Hamilton i pari në Katar, Verstappen vetëm 8 pikë larg

Emocionuese gara për titullin kampion në Formula 1, pasi Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Katarit dhe e ka ngushtuar në tetë pikë diferencën me rivalin e tij, Max Verstappen. Dy garat e fundit do jenë vendimtare për fituesin e titullit kampion.

Hamilton e nisi i pari garën dhe në atë pozicion, sikurse bëri edhe Verstappen që nuk e pati të lehtë diçka të tillë.

Surpriza e ditës së sotme mban emrin e Fernando Alonso, pasi spanjolli u rikthye në podium pas 7 vitesh, para Sergio Perez të Red Bull.

Garë të mirë bëri edhe piloti tjetër i Alpine, Esteban Ocon, i cili e mbylli garën në vendin e pestë. Pilotët e Ferrarit nuk lanë dot shenjë, me Sainz që u rendit i shtati dhe Leclerc i teti.

Ajo që ra në sy në këtë garë ishte edhe fakti që Valttery Bottas nuk e përfundoi dot garën.  /


Shtuar 21.11.2021 17:51

Tags: ,