Albright: Suksesi im me i madh, nderprerja e spastrimit etnik ne Kosove
Albeu.com
Ish- sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka deklaruar sot në Moskë se suksesin më të madh të saj, që ka arritur në funksionin e shefit të diplomacisë amerikane, e konsideron “ndërprerjen e spastrimit etnik në Kosovë”, transmetojnë mediat e Beogradit agjencinë ruse të lajmeve, Itar – Tas.
“Po deshët të dini se çfarë konsideroj më të rëndësishmen nga ajo që kam bërë në pozitën e sekretarit Shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendoj se është ndërprerja e spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Albright , duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti në Fakultetin r Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës.

“Fillimisht deshëm që situatën ta zgjidhim me mjete diplomatike nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Këtë çështje e diskutuam me kolegët rusë. Në fund iu drejtuam NATO-s, duke zbatuar operacion të suksesshëm dhe sot njerëzit në Kosovë jetojnë të lirë”, ka thënë Albright duke folur për ngjarjet në ish-Jugosllavinë.
Ish –shefja e diplomacisë amerikane ka thënë se ndihet posaçërisht mirë për faktin se “pas përfundimit të operacionit të NATO-s në Kosovë, shumë vajza të porsalindura kanë marrë emrin e saj”.
Shtuar më 11/02/2010, ora 22:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori