Ishte prekur nga koronavirusi, ndahet nga jeta ikona e muzikës franceze (FOTO LAJM)

Këngëtari francez Christophe është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare.

Interpretuesit i famshëm i stilit chanson të baladës pop, muajin e kaluar ishte shtruar në spital si pasojë e koronavirusit raportoi gazeta franceze Le Parisien.

Megjithatë, sipas gruas së tij, ai vdiq nga emfizema. Familja e tij dhe as menaxheri nuk përmendi që koronavirusi të ishte shkaktar i vdekjes.

Christophe lindi Daniel Bevilacqua në 1945 në Paris periferike. Ai u bë i njohur në mesin e viteve 1960, duke filluar me baladën Aline. Pas një ndërhyrjeje, ai u kthye me sukses në pop në vitet 1970, me një seri këngësh dashurie hit përfshirë Les Mots Bleus, me tekst të shkruar nga Jean-Michel Jarre.

Ai la pas vetës bashkëshorten e tij, Véronique dhe vajzën Lucie.


Shtuar 17.04.2020 18:53