Albpetrol drejt miliarderit kinez?
Qeveria shqiptare është duke pranuar në heshtje se oferta 850 milionë euroshe e ofruar për privatizimin e Albpetrol nga Vetro Energy, është vështirë të bëhet realitet. Sipas revistës Monitor METE ka nisur tashmë negociatat me kinezët e “Win Business”, të renditur të dytët në tenderin e privatizimit të Albpetrol.


Ajo çfarë i mbetet tashmë Ministrisë së Ekonomisë është nisja e procedurave për të negociuar me kompaninë e vendit të dytë, e cila ka ofruar një çmim gati tre herë më të ulët se “Vetro”, por siç thonë zyrtarë të ministrisë “janë më seriozë”.

“Win Business” ofroi një çmim prej 297.6 milionë eurosh, me rreth 250 milionë euro të tjera për të investuar, duke u pozicionuar në vendin e dytë, me 44 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori