Prokuroria e
Fierit ka nisur hetimet lidhur me skandalin e mbushjes me ujë të katër rezervuarve të naftës në kompaninë “
Albpetrol”. Ka qenë një kallëzim i ndërmarrjes “
Albpetrol” i firmosur nga drejtori aktual Endri Puka, i cili bashkangjitur me kallëzimin i ka vënë në dispozicion prokurorisë së
Fierit, dhe letrën e shkruar nga përgjegjësi i sektorit të naftës në Zharrës, Përparim Braçe.
Të kontaktuar me telefon nga “Shqiptarja.com” zyrtarë të prokurorisë së
Fierit, thanë se gjithçka ka ndodhur në kohën e pas fushatës
elektorale në Korrik. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2014,
ora 16:02