Albin Kurti takohet me Bashën, dalin kundër korrigjimit të kufijve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në Tiranë Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Gjatë takimit Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Shtuar më 05/02/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori