Albin Kurti as sot nuk u paraqit ne gjykate
Albeu.com
Albin Kurti, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, as sot nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut, ku ka nisur seanca gjyqësore kundër tij. Kurti e ka konsideruar procesin ndaj tij si të motivuar politikisht.
Por, paneli i gjykatësve ka dhënë urdhër arresti, që deri në orën 12:30 Kurti të sillet në Gjykatë, ku do të përballet me akuzat, që kanë të bëjnë me protestat e shkurtit të vitit 2007. Ndërkohë, avokati zyrtar i caktuar nga EULEX-i, Ramiz Krasniqi, ka përsëritur sot kërkesën për dorëheqje nga rasti, për shkak të siç ka thënë “natyrës politike të rastit dhe brengat se Kurti nuk do të ketë gjykim të drejtë nga ana e EULEX-it”.
Shtuar më 22/02/2010, ora 18:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori