Albeu.com ju uron
Gëzuar Vitin e Ri
2020">
2020. Këtë vit e presim me
plot emocion dhe me dëshirën e madhe për të sjellë më shumë mbarësi dhe begati në çdo familje
shqiptare.
Sot është Festë! Tryezat janë të mbushura me
plot gatime të shijshme tradicionale, ku nuk mungon gjeli i detit dhe bakllavaja si ëmbëlsira kryesore e trashëguar brez pas brezi; edhe pse amvisat
shqiptare vitet e fundit kanë nisur të huazojnë disa rite të reja festive duke e modernizuar disi festën.
Atmosfera ndihet kudo me dekorimet në qytet. Ndonëse me
plot probleme e pakënaqësi, shqiptarët dinë si të festojnë e ti japin festës së Vitit të Ri ritmin e duhur.
Ka nga ata që mblidhen në shtëpi bashkë me familjen dhe njerëzit më të dashur, të tjerë që zgjedhin ta festojnë jashtë me shoqërinë, apo duke prenotuar një destinacion turistik.
Në të vëtetë askush nuk e di se çfarë ka rezervuar ky vit i ri për ne, por të gjithë shpresojmë dhe urojmë se do të jetë më i mbarë se 2019-ta, me më pak protesta; më pak largime të rinisë jashtë vendit, më shumë të ardhura në ekonomitë familjare, e me më shumë premtime të mbajtura nga politikanët tanë.
Urimit për shumë vjet
Gëzuar i bashkohet edhe Albeu.com, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për
2020">
2020; Fat, Mbarësi dhe Begati në çdo familje
shqiptare. GËZUAR
2020">
2020!
Shtuar më 31/12/2019,
ora 23:56