Milan në kërkim të një mbrojtësi, pëlqehet ai i PSG-së

Milan dihet tashmë që është në kërkim të një mbrojtësi qëndror pasi Kjaer është jashtë fushave dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Pas disa emrave të përmëndur në merkato, tashmë është shfaqur një emër i ri në repartin defensiv. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin e PSG-së, Abdou Diallo.

25-vjeçari nuk ka shumë minuta në këmbët e tij pasi dyshja titullarë tek ekipi francez janë  Kimpebe dhe Marquinhos.

Gjithësesi edhe pse jo një titullar te PSG, kta të fundit i kanë kërkesat të larta për francezin pasi kërkojnë të paktën 30 milion euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 08:06