Alarmohen banorët në Kinostudio, ja çfarë ndodhi mbrëmë brenda azilit të moshuarve (VIDEO)
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e cila ishte regjistruar në pjesën e jashtme të një azili që ndodhet në zonën e Kinostudios. Duke dëgjuar ulërimat që vinin nga brenda azilit të të moshuarve, qytetarët kanë menduar se kujdestarët kanë qenë duke dhunuar një prej personave që rënkonte, shkruan JOQ.

Nisur nga kjo video, pak orë më pas në shtëpinë e të moshuarve “strehë dhe shpresë” kanë mbërritur inspektorët e Inspektoratit të Punës dhe drejtoresha e Standardeve për Shërbime Shoqërore.

Pas marrjes në pyetje të stafit, drejtuesve dhe rezidenteve në qendër, burime brenda inspektoriatit thanë për Televizonin Klan se nuk bëhet fjale për një rast dhune. Sipas tyre, kujdestari dhe përgjegjësi i qendrës kanë ndërhyrë për të qetësuar një të moshuar, i cili vuante nga epilepsia.
Shtuar më 21/03/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori