Alarmi, uniformat e policisë shiten masivisht online (FOTO LAJM)

Në ditën e sotme është e ditur që në Internet mund të gjesh dhe të blesh çdo gjë, herë duke plotësuar nevojat dhe dëshirat personale, e herë duke rrezikuar edhe jetën e dikujt.

Në një faqe online në Shqipëri është bërë një njoftim sa i çuditshëm aq edhe i rrezikshëm, bëhet fjalë për një njoftim shitje të mjeteve dhe rrobave të policisë.

Pa dyshim që ky është një skandal shumë i madh pasi kujt mund t’i duhen uniformat e policisë përveçse vetë policëve?

Sigurisht që ato uniforma dhe mjete nuk janë për policinë por ato mund të përdoren nga njerëz të cilët kanë qëllime jo të mira dhe dëmi që mund të bëhet është shumë i madh.

Nuk janë të pakta rastet e vjedhjes apo dhunimit, ku personat kamuflohen me rroba policie dhe kshu e kanë më të lehtë aksionin e tyre.

Rikujtojmë që vetëm pak kohë më parë në Elbasan u vodh dhe u dhunuan një i moshuar nga persona të cilët të veshur si policë, lehtësisht arritën të hynin në banesë.

Ndaj alarmi për këto lloje njoftimesh duhet të jetë i madh, dhe vetë Policia e Shtetit duhet të ndërhyjë sepse kjo është një mënyrë për të parandaluar një tjetër grabitje, dhunim apo dhe një vrasje./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori