Alarmi per mjet shperthyes bllokon Pejen
Albeu.com
Derisa një shofer po hynte në makinën e tij, Golf 3, pasditën e së hënës, ka marrë një telefonatë nga një person i panjohur, i cili i ka thënë se në makinën e tij ka një mjet shpërthyes.
Njëzetetetë vjeçari nga Peja, sipas policisë në Pejë, menjëherë ka dalë nga makina dhe ka lajmëruar autoritetet e rendit dhe të sigurisë. Zëdhënësi i policisë së Pejës, Zeqir Kelmendi, ka thënë se policia ka evakuuar banorët dhe disa lokale përreth dhe ka larguar studentët nga fakulteti. Ndërsa rruga afër Fakultetit të Biznesit në Pejës është mbyllur deri në orët e mbrëmjes. Kelmendi ka thënë rreth orës 16 se po pritet ardhja e njësitit të çminimit të policisë nga Prishtina, që do të verifikojë se a ka në makinë ndonjë mjet shpërthyes apo alarmi ka qenë i rrejshëm. Rastin e procedojnë hetuesit e stacionit policor të Pejës.
Shtuar më 02/02/2010, ora 00:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori