“Fitorja do të jetë e jona”, Zelensky: Kemi mbrojtur vendin për 100 ditë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet bashkë me ministrat dhe këshilltarët, të cilët ishin të pranishëm në videon e 24 shkurtit, kur nisën edhe sulmet e para ruse.

“Fitorja do të jetë e jona”, dëgjohet të thotë Zelensky.

Ai ka shtuar se forcat mbrojtëse të Ukrainës janë duke kryer mbrojtjen e vendit dhe të vijojnë ta bëjnë.

“Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e armatosura të Ukrainës janë këtu. Më e rëndësishmja, njerëzit tanë, njerëzit e vendit tonë, janë këtu. Ne kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë … Lavdi Ukrainës ”, tha Zelensky.