Aksidentoi për vdekje punonjësin e policisë në Fier, arrestohet shoferi 27-vjeçar

Ka rënë në prangat e policisë, shoferi 27-vjeçar i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në Fier, ku humbi jetën efektivi i policisë, Agron Saba, 58 vjeç, banues në Patos.

Kujtojmë se automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Sabën (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) u përplas  me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën efektivi i policisë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos)”, njofton policia.

/albeu.com/

 


Shtuar 20.03.2023 10:26