Alarmante! 5025 shqiptarë të ndaluar nga policia greke në vetëm 6-mujorin e parë të 2019-ës
Të dhënat zyrtare të policisë së vendit fqinj bëjnë me dije se për 6-mujorin e parë të 2019, policia vendase ka ndaluar për hyrje të paligjshme 5025 shqiptarë.

Nga këta 1,217 janë ndaluar në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Mesatarisht policia greke ka ndaluar 25-30 shqiptarë për hyrje të paligjshme në një kohë kur vendi ynë ka vite që ka liberalizuar vizat ne vendin fqinj.

Numri i përgjithshëm i të ndaluarve për këtë periudhë ishte 39.125 emigrantë të paligjshëm.
Shtuar më 07/11/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori