Alarm për bombë! Policia qëllon me armë një person në aeroportin e Frankfurtit
Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete.

Një foto, ku duhet një burrë i shtrirë në tokë dhe një polic me armë në dorë, është publikuar nga mediat e huaja por nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër.

Aeroporti i Frankfurtit shkroi në Twitter:

Për shkak të një operacioni policor, terminali 1 dhe stacioni i trenit janë të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit.

Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë. Si rezultat, mund të ketë vonesa, prandaj kontrolloni statusin e fluturimit paraprakisht në faqen e internetit të linjës ajrore.

Do t’ju mbajmë të informuar sa më shpejt.
Shtuar më 16/01/2021, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori