Tjetër alarm fals për bombë në shkollën “1 Qershori”
Update- Nje tjeter alarm fals per bombe ka vene ne panik nxenes e mesues te shkolles “1 Qershori” në Tirane. Pas kontrollit të ambienteve te shkolles, policia njoftoi se bëhej fjalë për një alarm fals. Ky eshte alarmi i dyte per bombe ne kete shkolle. Vetem pak kohe me pare alarmi i dhene rezultoi fals, nderkohe qe autor i alarmit u shoqerua nje minoren.


13:24- Një tjetër alarm për vendosje bombe në shkollën teknike-elektrike në kryeqytet. Pas marrjes së telefonatës, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë bërë evakuimin e stafit të mësuesve dhe nxënësve brenda ambjenteve të shkollës.

Gjithashtu policia ka vijuar me kontrollohet brenda ambjenteve të shkollës për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për një alarm fals apo jo.

Shtuar më 06/02/2014, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori