Alarm fals për bombë në aeroportin e Rinasit
Update - Drejtoresha e Komunikimit në Rinas ka konfirmuar faktin se çdo gjë vijon normalisht dhe se alarmi për bombë rezulton i rremë.

Arlinda Çausholli thekson se valixhja e pashoqëruar s'ka gjë për alarm, e teksa kontrolli që është zhvilluar është një procedurë normale verifikimi.

Bëhet me dije se valixhja ka qënë me materiale elektrike e një shtetasi kinez.

09:54 - Pas sinjalizimit e alarmit për bombë në aeroportin “Nënë Tereza", një prononcim ka patur nga Feliks Baçi, Dr.Ekzekutiv i Autoritetit Civil, i cili theksoi se situata nuk është alarmante.

Ai konfirmoi se situata është normale, teksa janë marrë hapat paraprake. Feliks Baçi bën me dije se valixhja është gjetur nga shërbimet e sigurisë në aeroport dhe se është një procedurë normale kjo që po vijon kur gjenden sende të pashoqëruara. Sipas tij, nuk ka nevojë për panik.

09:34 - Pak minuta më parë, aeroporti kombëtar "Nenë Tereza” është vënë në panik menjëherë pasi është parë një valixhe e dyshimtë në tualetet e aeroportit, ndërsa dyshohet për bombë.

Raportohet se forca të shumta policie kanë shkuar drejt vendngjarjes. Pas sinjalizimit për ekzistencën e një bombë në ambientet e aeroportit "Nënë Tereza” në Rinas, menjëherë uniformat blu kanë nisur evakuimin e njerëzve dhe personelit, për t'iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori