E pazakontë në Selanik, qytetari hedh qesen me flori së bashku me atë të mbeturinave

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik.

Një qytetar ka hedhur aksidentalisht në

Koshin e plehrave një qese me ar dhe sende me vlerë se bashku me mbeturinat e ditës.

Qytetari e kuptoi disa minuta pasi kishte kaluar grupi i grumbullimit dhe kishte zbrazur koshat atë që kishte bërë.

Punonjësit e pastrimit nuk ishin larguar ende nga zona, ndaj u njoftuan për ngjarjen dhe u kërkua të ndihmonin për gjetjen e çantës dhe kthimin e saj tek pronari. Menjëherë është mobilizuar shërbimi i pastrimit.

Menjëherë është vënë në dijeni Policia greke, e cila ka shkuar me shpejtësi në zonën e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Selanikut. Aty ishte dërguar kamioni i mbeturinave që ishte përdorur për largimin nga vendi i diskutueshëm. Në prani të zyrtarëve të ELAS-it, punonjësit e pastrimit kanë zbrazur kamionin e plehrave, kanë gjetur çantën dhe ia kanë kthyer pronarit./Albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 21:00